Sunday, March 30, 2025
spot_img

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Serwer: Tri vendet nuk paraqesin asnjë kërcënim për Serbinë

Profesori universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka folur rreth nënshkrimit të një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, deklaratë e cila ngjalli reagime të shumta nga Serbia, që e cilësoi si “provokim të hapur”.

Serwer thotë se Beogradi zyrtar “e di fare mirë” se aleatët e NATO-s nuk mund të veprojnë në mënyrë të njëanshme kundër Serbisë.

Ai gjithashtu thekson se tri shtetet përmendura nuk paraqesin asnjë kërcënim për Serbinë.

Për më tepër, tri vendet e përmendura nuk paraqesin asnjë kërcënim për Serbinë”, thotë Serwer për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo lëvizje është një hap që kontribuon në stabilitet, dhe jo në destabilizim.

Ai vlerëson se Kosova ka vepruar “mençur” që ka lidhur partneritet me Shqipërinë dhe Kroacinë, të cilat janë vende anëtare të NATO-s.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit