spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë për Evropianin U-21, shpërthen Shakohoxha: E paçin faqen e zezë

Komentatori i njohur i futbollit, Dritan Shakohoxha ka reaguar ashpër ndaj lajmit se Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë kampionatin evropian për grupmoshat U-21.

Ai ka thënë se ky bashkëpunim mes tyre po bëhet për interesa personale.

“Turp dhe e paçin faqen e zezë atë që për interesa personale e bën këtë bashkëpunim. Nuk ka asnjë motiv tjetër që Shqipëria dhe Serbia të organizojnë këtë Kampionat bashkë”, ka potencuar ai.

Mes tjerash, Shakohoxha e ka quajtur shtetin e Shqipërisë si “patericë të serbëve”.

“Asnjë vend në rajon nuk pranon të bashkëpunojë me këtë vend. Maqedonia nuk pranon, Sllovenia nuk pranon, Kroacia nuk pranon, Bosnja nuk pranon, këtë gjë e pranon vetëm Shqipëria, e cila është paterica e serbëve, sepse ata me gjithë sllavizmin e tyre, e mbështesin Shqipërinë për të marrë vota, për të pastruar imazhin e tyre dhe gjëra të tjera”, ka thënë Shakohoxha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit