spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Barduani në takim me Kurtin: KFOR-i po punon që të ulen mundësitë e veprimeve që çojnë në tensione

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduanin.

Në takim, siç njofton KFOR-i, komandanti ka nënvizuar se misioni që ai drejton do të vazhdojë të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Ai përsëriti mbështetjen e plotë të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e konsideroi si “platformën e vetme për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dhe arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, duke shtuar se “kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”.

Gjeneralmajor Barduani vuri në dukje gjithashtu angazhimin e tij të palëkundur për të nxitur unitetin e përpjekjeve me të gjithë homologët e tij, në mënyrë që të sigurohet koordinimi dhe të zvogëlohet mundësia për veprime që mund të çojnë në tensione.

“Kjo është ajo që do të mbështesë të gjitha përpjekjet e mia dhe të gjitha aktivitetet e përditshme të KFOR-it, siç dëshmohet nga motoja e KFOR-it ‘UNITAS OMNIA VINCIT’”, tha Barduani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit