spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Baraliu: Ura e Ibrti të mos hapet tash

Profesori universitar, Mazllum Baraliu konsideron që Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet që të dakordohen me ndërkombëtarët për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Sipas tij, dakordimi duhet bërë meqë perëndimi ka qëllime strategjike gjeopolitike me kushtin që ta përkëdhel Serbinë në mënyrë që të tërhiqet nga Rusia.

“Qeveria dhe institucionet tona do të duhej që pa nguti të punojnë në drejtim të hapjes së Urës, sepse është e drejtë legjitime e saj që ta bëjnë atë, megjithatë duhet dakorduar meqë po insistohet për qëllime të cilat ne nuk i dimë janë strategjike, gjeostrategjike gjeopolitike të perëndimit që po don me çdo kusht ta favorizojë, ta privilegjojë, ta përkëdhel e ta josh Serbinë që të hiqet nga përqafimi i ariut rus”, tha ai.

Baraliu shpreh qëndrim se ura nuk duhet të hap tash, por në një moment tjetër.

“Politika e Serbisë është destabilizuese që plani i botës serbe është kancer i Ballkanit, dhe më shumë se kaq i destabilizimit edhe të Evropës, e derisa ta kuptojnë këtë do të duhej pa nguti që të analizohet, të studiohet dhe të shtyhet pra në zbatim të bëhen përgatitje edhe më mirë që ura të mos hapet tani, por në një moment tjetër”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit