spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

Ballkani, një fuçi e re baruti

E quajnë “një paqëndrueshmëri të kontrolluar”. Një relike e historisë pas luftërave shkatërruese të ish-Jugosllavisë, dhe një gjendje shpirtërore e popujve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor, nën një klimë tensioni të vazhdueshme dhe madje pakënaqësish të forta nacionaliste që vlojnë nën vete.

Sot më shumë se kurrë, ai rrezikon që të kthehet në një destabilitet shpërthyes. Që nga mesi i viteve 1990 (dhe për Prishtinën që nga vitet 2000), në Serbi, Bosnjë, Kosovë dhe më gjerë, mosmarrëveshjet e pazgjidhura ose të panjohura mbi sovranitetin dhe urrejtja etnike e kanë mbajtur gjithë rajonin nën një gjendje alarmi të vazhdueshme. Tani rrezikohen të hidhen në erë të gjitha përpjekjet e Perëndimit – politike dhe ushtarake – për të qetësuar vendet e kërcënuara nga grindjet etnike. Asnjë nga të mbijetuarit e luftërave ballkanike, fëmijët dhe nipërit e tyre, nuk mund ta imagjinojnë se do të rikthehen tek sulmet me armë ndaj njëri-tjetrit shtëpi më shtëpi.

Se do të rinisë grumbullimi i burrave, grave dhe fëmijë, për t’i pushkatuar së bashku.

Megjithatë, politikanët dhe nacionalistët në 3 vendet po bëjnë një përpjekje të madhe për t’i hedhur zjarrit benzinë dhe për të nxitur konflikte të reja.

Le ta fillojmë nga Bosnje Hercegovinën, ku Milorad Dodik, lideri i Republika Srpska, me origjinë serbe dhe pro-rus, po e vë në rrezik paqen e brishtë duke nxitur në parlamentin lokal miratimin e një Kushtetutë të re, e cila nuk njeh më atë kombëtare trepalëshe, duke shkelur vendimet e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995.

Në atë kohë, fuqia e ashpër dhe diplomacia e SHBA-së ndihmuan në frenimin e dhunës, në një kohë kur hegjemonia perëndimore ishte në kulmin e saj. Rusia e udhëhequr nga presidenti i atëhershëm Boris Yeltsin, u rreshtua me NATO-n, ndërsa Kina mbajti një pozicion neutral.

Në shkurt të këtij viti, Dodik u dënua në shkallën e parë me një vit burg dhe 6 vjet ndalim nga mbajtja e posteve publike me akuzën e shkeljes së Kushtetutës. Më 12 mars për të është lëshuar një urdhër arresti. Por nga Banja Luka, ai thotë se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Dhe nëse policia e Sarajevës do të shkonte ta merrte, pasojat do të ishin vërtet të paparashikueshme. Nga njëra anë po nxit shkëputjen, duke miratuar ligje që bllokojnë operacionet e policisë dhe gjyqësore të urdhëruara nga shteti, duke krijuar një gjyqësor paralel dhe miratuar një regjistër mbi “agjentët e huaj”, që njëlloj si në Rusi synon të godasë shoqërinë civile.

Por rreziku më i madh i veprimeve të tij, është rindezja e një lufte. Dodik mbështetet nga Moska dhe ai besonte se do të tolerohej për teprimet e tij nga administrata e Donald Trump. Por u sulmua nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, që e quajti një ngatërrestar.

Pastaj vatra tjetër e nxehtë është Beogradi. Kryeqyteti serb do të jetë sot skena e demonstratës më të madhe që nga rënia e Millosheviç, ose të paktën kështu parashikohet. Me dhjetëra mijëra opozitarë do të protestojnë kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiç.

Për ta nuk mjafton dorëheqja e kryeministrit kukull Millosh Vuçeviç. Në fakt, këtu nuk bëhet fjalë për nacionalizmin e pasluftës. Protesta nisi me studentët, pas akuzave për manipulimin e zgjedhjeve të 2023-shit. Me kalimin e muajve, tubimet e të shtunave pasdite, u kthyen në një platformë gjigante kundër korrupsionit, duke e akuzuar Vuçiç për ushtrimin e një pushteti autokratik.

Ajo është zgjeruar një valë të madhe mospajtimi dhe zemërimi publik, qëkur çatia e sapo rindërtuar e stacionin e trenit në Novi Sad, u shemb në nëntor 2024, duke vrarë 15 njerëz.

Kapitulli i fundit në skakierën ballkanike shpërthyese është Kosova, ku udhëheqësi Albin Kurti vazhdon të shpërfillë marrëveshjet e arritura me përfaqësuesit e Bashkimin Evropian: krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Nga ana tjetër, Beogradi po nxit destabilitetin përmes pakicës serbe në vend. Dy vite më parë, dhe pastaj për muaj të tërë, pati përleshje shumë të rrezikshme, plagosje mes forcave të NATO-s të drejtuara nga Italia.

BE-ja e ka ringjallur politikën e saj të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, por pa ushtruar një presion real. Është e vërtet që tani është zhdukur frika e zgjerimit të luftës përtej Ukrainës. Por Ballkani Perëndimor mbetet një vatër zjarri e mundshme.

Hapi i parë është sot. Policia serbe ka premtuar se do të kryejë arrestime masive, dhe nuk e ka kursyer dhunën ndaj studentëve. As Trump – ende i paangazhuar në rajon – dhe as Rutte, i cili vizitoi së fundmi Bosnjën, nuk mund të garantojnë kontrollin e forcave që kanë dalë tashmë jashtë kontrollit. “La Stampa”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit