spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Bajrami: Qeveria Kurti do të mbahet mend për korrupsion, skandale, dëmet e shkaktuara ndaj Kosovës

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë dhe deputetja Hykmete Bajrami, duke kritikuar qeverisjen e tanishme, ka deklaruar se 95% e premtimeve të kryeministrit Kurti, janë të dështuara.

Bajrami thotë se Kurti ka mungesë të një vizioni të qartë dhe se përqëndrimin e ka në sondazhe.

“Dështimet e Qeverisë Kurti nuk mund t’i kufizojmë vetëm në ekonomi edhe pse këto janë me të dukshmet. Nëse e marrim programin Qevrisës të Kurti dhe e shohim realizimin e tij pas katër viteve me përgjegjësi të plotë mund ta themi se ka dështuar 95%, dmth, vetëm 5% e asaj çfarë ata kanë premtuar është realizuar”, tha Bajrami.

Bajrami deklaroi se kryeministri Albin Kurti po e mbyll mandatin katërvjeçar, pa lënë asnjë trashëgimi për Kosovën, asnjë projekt të madh infrastrukturore, asnjë njohje, asnjë anëtarësim, e reform në arsim.

“Asnjë projekt të madh infrastrukturor, asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë reformë në arsim, asnjë reformë në drejtësi, asnjë një përpjekje për të luftuar korrupsionin, me rritje ekonomik nën mesatarën e pas pavarsisë së Kosovës, me rritje dyshifrore të çmimeve, me ikje masive të qytetarëve nga vendi e në veçanti të fuqisë puntore”, tha Bajrami.

Kjo Qeveri në krye me Albin Kurti, sipas Bajramit do të mbahet mend për korrupsion, skandale, dëmet që ia ka bërë Kosovës.

“Qeveria Kurti në mungesë të çfarëdo progresi do të mbahet mend për korrupsion, për skandale dhe për dëmet që ja ka bë Kosovës. Nuk duhet të harrojmë që falë Qeverisë së tij, Kosova jonë sot është në vitin e dytën nën sanksione nga Bashkësia Ndërkombëtare”, shtoi Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit