Sunday, July 20, 2025
spot_img

Bajrami: Po presim përgjigje për propozimin e qeverisë nacionale të tranzicionit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia e saj ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare nga partitë e tjera politike lidhur me propozimin për formimin e një qeverie nacionale të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Po presim përgjigje zyrtare nga liderët e partive politike. Ne besojmë si parti politike që kjo është për momentin e vetmja zgjidhje për të zhbllokuar institucionet dhe për t’u marrë me të vërtetë me problemet e qytetarëve”, tha Bajrami para gazetarëve pas seancës së Kuvendit.

Ajo theksoi se bllokada institucionale po ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik nga disa subjekte, duke përmendur Vetëvendosjen si shembull.

“Na vjen keq, por është e qartë se kush është bllokuesi dhe kujt i mungon vullneti politik për të dalë nga bllokada. Kur s’ke numrat si rasti i Vetëvendosjes nuk mund të diktosh të tjerëve mënyrën për zhbllokimin e institucioneve”, shtoi ajo.

Sipas Bajramit, LDK-ja ka ofruar një zgjidhje konkrete për tejkalimin e krizës politike në vend. “LDK ka shprehur vullnetin politik dhe tanimë ka në tavolinë një qeveri do të zhbllokonte situatën dhe formimin e një qeverie që do të kishte agjendë të qartë dhe afat të caktuar kohor”.

Lidhur me komentet se LDK po heziton të bashkëqeverisë me Vetëvendosjen, ajo u shpreh: “Nuk e besoj që ka të bëjë me frikën. Por besoni që në një opsion të tillë nëse LDK do të ishte e interesuar për pozita dhe pushtet do të ishte në një pozitë më të mirë sesa të hynte në një koalicion gjithëpërfshirës”.

Ajo përmendi edhe dallimet ideologjike si një ndër arsyet kryesore të mosbashkëpunimit me partinë e Albin Kurtit. “Dallimet e mëdha ideologjike dhe sjellja e Vetëvendosjes është arsyeja pse nuk hyjmë në koalicion me partinë e parë”, përfundoi Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit