spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Bajrami – Muratit: Ti jau paguan militantëve 260 euro për 6 muaj edhe kur nuk shkojnë fare në punë

Pas replikimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, kjo e fundit ia kthen menjëherë, pa përtesë.

Bajrami ka publikuar sërish disa të dhëna të listës së votuesëve që sipas saj janë të vetmet të vërteta kështu duke I vënë theks se të tjerat janë mashtrime.

Reagimi i plotë i saj:

Vendet e punës sipas Hekuranit si puna e listës së votusve: 1.6 milionë banorë e 2.1 milionë votues

Edhe njëherë e vërteta e vetme është se vende pune të qendrushme, që për 12 muaj kanë paguar kontribute në Trust janë:

10 179 në vitn 2020 (pandemi),

16 877 në vitn 2021,

15 833 në vitin 2022,

12 551 në vitin 2023,

Këto janë të dhënat e sakta, të tjerat janë janë mashtrime.

E nëse bash je i sigurt minister në atë se çka po thu pse s’po përgjigjesh në pyetjet që ja parashtrova Kryeministrit?

Qysh krijohen vende shumë pune kur rritjen ekonomike e keni vetëm 4.3% (20222); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)?

Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro?

Qysh po u krijojkan vende punë kur investimet kapitale gjatë mandatit janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie?

Sa qytetarë kanë ikë nga Kosova nga viti 2021?

Përndryshe tabela që ke përdorë po të demanton ty sepse po thotë se i ke 853 mijë llogari aktive, andaj sipas interpretimit tënd po i bie që në Kosovë janë 853 mijë të punësuar, por une, ti edhe secili qytetar e dimë që 853 mijë të punësuar në vend nuk i kemi.

Për sqarim: llogari të reja mund të ketë, por këtu hyjnë edhe ata që kanë paguar kontribut vetëm njëherë gjatë këtij viti ose atyre që me skema Hekurani jau paguan 260 euro për 6 muaj edhe kur nuk shkojnë fare në punë, POR të punësuar të vërtetë brenda një viti janë ata që paguajnë Trust rregullisht, sipas të dhënave me lart.

Mjaft manipulove minister!

9 shkurt

#RrugëeRe

#QeverieRe

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit