spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Bajrami, Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatu grafa të paqëna, 4 vjet me propagandë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vazhduar përplasjen me ministrin e Financave, Hekuran Murati, lidhur me kontratat njëburimore.

Bajrami kërkoi përgjigje nga Murati rreth votimit kundër auditimit të kontratave një burimore nga VV-ja.

“Unë dje të jam përgjigje dy herë. Nuk reagove fare kur ta publikova videon ku partia jote voton kundër auditimit të kontratave një burimore. Pse??? U zbrapse sikur kolegët e tu në Komision.” – tha Bajrami.

“Ti vetë po thua që buxheti i shpenzuar përmes prokurimit publik, ka qenë me i lartë në vitin 2008 kur buxheti total në terma të shpenzimeve ishte vetëm 963 milionë euro sesa buxheti i kontraktuar përmes prokurimit publik në vitin 2023, kur buxheti total është 2 miliardë e 925 milionë euro.

Të shkuan 4 vjet duke vizatu grafa të paqëna, 4 vjet me propagandë, asnjë premtim i mbajtur prej 160 çerdheve deri të lirimi i energjisë elektrike.” – tha më tej Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit