Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot deputetët e Vetëvendosjes kanë votuar një amendament përmes të cilit i ndahen 3 milionë euro Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila udhëhiqet nga Elbert Krasniqi.
“3 milionë euro bakshish për Elbert Krasniqin”, ka shkruar Bajrami, e cila shtoi se këto para iu dhanë subvencion “për ministrin që mediat kanë raportuar që po hetohet për keqpërdorim të 300 mijë eurove”.
“Deputetët e LVV-së sapo votuan Amendamentin 6, me të cilin Ministrisë që udhëheqë Elbert Krasniqi i ndahen 3 milionë Euro. Pra 3 milionë euro për subvencione për ministrin që mediet kanë raportu që po hetohet për keqpërdorim të 300 mijë eurove. Janë 112 amendamente të opozitës të cilat nuk kanë marrë mbështetje në Komisionin për Buxhet dhe si të tilla ato nuk kalojnë as në seancë”, ka shkruar Brajrami.