Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Bajrami dorëzon në ZRRE kërkesën për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës dhe daljen e bizneseve në treg të hapur

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se janë në takim me ZRRE’në ku kanë dorëzuar nënshkrimet me kërkesën për anulim të shtrenjtimit të rrymës dhe atë për daljen e bizneseve në treg të hapur.

“E kemi dorëzu, këtu jemi në takim”, tha ajo shkurt.

Bajrami të premten ka njoftuar se partia e saj ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar të hënën që ZRRE të anulojë dy vendimet.

“Më lejoni të iu informoj që sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve, do të vazhdojmë të marrim disa prej tyre, si deputet do të kërkojmë të hënën, në ZRRE për anulimin e dy vendimeve, për të hyrat maksimale për operatorët e energjisë elektrike që e ka rritur çmimin 16.1 % në mënyrë që të parandalojmë një valë të re të inflacionit dhe vendimin që detyron daljen e kompanive në tregun e hapur”

“Bizneset kanë marrë ofertë vetëm nga KESCO dhe ZRRE Mund ta vërtetojë që s’ka treg të hapur për furnizim energji elektrike. Ofertën që e kanë marrë nga KESCO është 260 % më shtrenjtë. Imagjinoni 1300 kompani që pas 1 qershorit, energjia e elektrike për këto kompani rritet për 260 %”, ka thënë Bajrami.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit