Thursday, October 17, 2024
spot_img

Bajqinovci – Opozitës: “A e kanë harruar bashkëpunimin e tyre të mëparshëm me Zvonko Veselinoviçin?”

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj opozitë për kundërshtimin e hapjes së urës të Ibrit duke ua kujtuar kohërat e vjetra.

“Sot po shohim opozitën duke kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, por a e kanë harruar bashkëpunimin e tyre të mëparshëm me Zvonko Veselinoviçin? A i kujtojnë kohërat kur qeveritë e PDK e LDK paguanin haraç për të mirëmbajtur antenat e telefonisë mobile në pronat e tij?”, ka shkruar deputeti.

Ndër te tjera ai ka publikuar disa shkrime që sipas tij tregojnë se si qeveritë e atëhershme, në vend të mbrojtjes së interesave të qytetarëve, zgjedhnin të bashkëpunonin me elementë kriminal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit