spot_img
Friday, February 21, 2025
spot_img

Bajqinovci “kapet” përsëri me ndërkombëtarët: Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën

Edhe njëherë tjetër deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është treguar i ashpër me reagimet e tij ndaj Bashkimit Evropian.

Këtë radhë Bajqinovci ka komentuar mos-veprimet e komunitetit ndërkombëtar për bllokimin e pikave kufitare nga serbët.

Sipas Bajqinovcit, Serbia është duke vepruar kundërligjshëm, kurse Bashkimi Evropian është duke heshtur.

“Nuk lexova asnjë reagim apo dënim nga Bashkimi Evropian apo nga opozita për bllokimin e pikave kufitare, nga ana e serbisë për qytetarët shqiptarë nga ekstremistët serbë, të cilët veprojnë nën pranin e policisë pra me lejen e shtetit serb. Në çdo pikë kufitare, qytetarët e e Kosovës, të pajisur me dokumente të ligjshme të Republikës së Kosovës, po kthehen mbrapsht dhe pengohen të kalojnë nga shteti serb. Kjo situatë është një shkelje e të drejtës së lëvizjes së lirë dhe tregon legjitimitetin që shteti serb i jep grupeve ekstremiste. Përderisa kufijtë përdoren për të ndaluar qytetarët tanë, Bashkimi Evropian hesht kur bëhet fjalë për Kosovën”, thuhet në reagimin e Bajqinovcit në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit