spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Bajqinovci jep detaje rreth djegies së vilës së tij: Dy persona e bënë këtë

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka treguar detaje rreth djegies së shtëpisë familjare të tij.

Deputeti thotë se këtë e kanë bërë dy persona.

“Unë isha në takim me mërgatën në Bazel te Zvicrës dhe në Gjermani, dhe kur jam kthyer më kanë lajmëruar banorët e anës së asaj pjese se është djegur shtëpia familjare 79 metra katrorë. Kam menduar që rryma e ka djegur, kur kam mbërritur atje e kam parë që asgjë nga rryma nuk është djegur, dhe gjatë hetimeve nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë gjetur shishe me lëndë djegëse, ku si pasojë është djegur 40 për qind e shtëpisë”, thotë Bajqinovci.

“Kjo që është bërë nuk është vjedhje, kjo ka qenë një sulm i dikujt. Deri sot nuk kam pasur asnjëherë mosmarrëveshje personale.  Dy persona e kanë bërë këtë. Ishte një mesazh i qartë”, shton tutje deputeti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit