Gani Ahmeti, djali i viktimës që u ekzekutua më eksploziv afër shtëpisë së tij ka rrëfyer edhe njëherë se si ndodhi rasti i vrasës së babait të tij, Haxhi Ahmetit.
Ai po kërkon që rasti të kthehet në rigjykim.
Ai shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë për ta liruar të akuzuarin Dodë Gjikolaj, pavarësisht, siç thotë ai, dëshmive të shumta dhe fakteve të pakundërshtueshme.
“Babën ma kanë vra me eksploziv. Gjykata e Gjakovës e ka liruar të akuzuarin edhe pse ka pasur 11 dëshmitarë, ka pasur fakte, ka pasur 11 SMS si prova. Unë shpresoj se Gjykata e Apelit do ta prishë krejt rastin dhe e kthen paet në shkallën e parë se ka dëshmi, ka flakte, ka elemente.
Ka sms, ku po takohen, ka flejtë në shtëpi”, tha ai për reporterin.