spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

Babai vret dy fëmijët e tij të mitur në Neumark të Gjermanisë

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur së fundit në Neumark të Gjermanisë mëngjesin e kësaj të marte.

Forcat gjermane të rendit, kanë gjetur trupat e pajetë.

Sipas mediave gjermane, fëmijët ishin 5 dhe 2 vjeç e nga të dhënat e para, besohet se fillimisht babai ka vrarë dy fëmijët e tij para se t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Këtë e kanë konfirmuar edhe autoritetet e policisë gjermane ku u tha se dy fëmijët ishin motër dhe vëlla.

Kryetari i Qarkut, Thomas Hennig (CDU), shprehu trishtimin e tij mbi rastin tragjik.

“Si baba, jam i shokuar nga një tragjedi e tillë. Mendimet e mia janë me ata që kanë mbetur pas dhe me njerëzit e prekur në lagjen Neumark.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit