Monday, October 14, 2024
spot_img

Babai humb kontrollin e automjetit, vdes 8-vjeçarja në një aksident në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në via Domitiana në zonën Giugliano në Campania.

Automjeti me katër persona, prindërit dhe dy vajzat, është përmbysur.

Vajza e vogël e çiftit, vetëm tetë vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes, ndërkohë që vajza tjetër, edhe 16-vjeç ndodhet në spital.

Shkak për ndarjen nga jeta të vogëlushes, duket se mund të jetë edhe fakti që ajo nuk ishte lidhur me rrip sigurimi apo të ishte vendosur në ulëse të posaçme për moshën e saj, por qëndronte në krahët e nënës.

Në spital ndodhet edhe nëna e vajzave, ndërsa babai ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje.

Mësohet se babai, i cili dhe drejtonte automjetin, nuk kishte patentë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit