Konfliktet familjare ndonëse përfundojnë si raste në Polici, nuk marrin fund as me arrestimin e dënimin e të dyshuarve për dhunë në familje, kanosje e vepra të tjera. Probleme të tilla ka përjetuar qe një kohë një vajzë nga Drenasi, e cila u detyrua ta denoncojë në Polici prindin e saj.
Siç ka mësuar gazeta i dyshuari për kanosjen e të bijës ndodhet në Burgun e Dubravës, ku e vuan dënimin për raste të tjera, por edhe nga atje nuk e ka lënë viktimën rehat.
Bazuar në dëshminë e saj, të dhënë para hetuesve policorë, babai i saj e ka telefonuar, duke kërcënuar se posa të lirohet do ta vras një familjar.
Ndër të tjera, ai dyshohet se i është drejtuar me fjalët “dajën do ta vras…”, për motive akoma të panjohura.
Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme.