Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka folur për gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.
Ai ka treguar se si të njëjtit detyrohen që të sëmurë të dalin në punë.
Azmei ka rrëfyer edhe një rast ku ishte prezent.
“Punëtorët e sektorit privat mashtrohen, humb dorën, lëndohen. Kam qenë prezent kur një punëtor është rrëzuar nga kati i dytë është lëndu dhe pas një jave pronari i kompanisë i tha nëse del në punë nesër mirë, nëse jo nuk do të jesh punëtori imi më. Iu ka desht me brinjë të thyera me shku me u lajmërua në vend të punës”, tha ai.