spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Azemi: Nuk pranojmë pagë minimale nën 500 euro, kryeministri po …

Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës së Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat vendimin e Qeverisë për rritje të pagave e ka  e quajtur “lojë akrobatike të kryeministrit Kurti në kohën e zgjedhjeve”.

Ai argumentoi se, nëse kjo rritje do të ishte e sinqertë, do të ishte propozuar që në fillim të mandatit. Azemi e vlerësoi vendimin si një akt politik të vonuar dhe të papërgjegjshëm, duke theksuar se vonesa e implementimit të pagës prej 264 eurosh e bën të dyshimtë realizimin e pagës prej 350 eurosh brenda këtij mandati.

Ai gjithashtu kritikoi procedurën e marrjes së këtij vendimi, duke thënë se nuk është konsultuar me partnerët e nevojshëm.

‘’Ne mendojmë që ky vendim është një lojë akrobatike e kryeministrit Kurti në kohën e zgjedhjeve, përndryshe këtë pagë që e ka deklaruar sot, ai e ka deklaruar në fillim të mandatit të tij. Unë mendoj që edhe po të jetë shumë reale  kjo ka një procedurë dhe e dimë se pagën 264 euro u vonua pra shkoi gati një vit dhe nuk hyri në fuqi, pra unë mendoj se edhe pagën 35o euro nuk mund ta realizojë brenda këtij mandati. Ky  është një akrobacion politik i Kurtit sepse 350 ka mundur ta bëjë në fillim të mandatit kjo është një lojë e tij që tek ne nuk pi ujë. Ne nuk pranojmë pagë në 500 euro edhe këtë vendim e ka marrë në mënyrë të jashtëligjshme sepse nuk është konsultuar fare me partnerët që e ka për obligim por e ka marrë në formë individuale”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit