Thursday, October 17, 2024
spot_img

Azemi: Jo shumë larg kilometra nga Ura e Ibrit janë minatorët e Trepçës, po trajtohen çnjerëzisht nga Qeveria

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka thënë se tash e disa muaj Qeveria e Kosovës po tenton ta imponojë si kryeçështje hapjen e Urës së Ibrit.

Ai thotë se jo shumë larg kilometra larg urës, gjenden minatorët e Trepqës të cilët po punojnë pa paga.

Sipas tij, minatorët po punojnë çdo ditë në rrezik dhe me mungesë të kushteve, e pa paga, e të cilët thotë se po trajtohen çnjerëzisht nga Qeveria e Kosovës.

“Ata po trajtohen siç kjo qeveri i trajtoi mësimdhënësit, mjekët e infermierët, pilicët dhe çdo punonjës tjetër të këtij vendi.

Një kryeministër me 3 zëvendësa të tij e 15 ministra, për katër vjet s’u dëgjuan për tema të mirëqenies e jetës më të mirë. Vetëm polarizim e përçarje brenda e konfrontim jashtë.

Zotimet e tyre të dikurshme i kanë zëvendësuar tërësisht me propagandë. Këtë po e shohim çdo ditë. Grafika e statistika në rrjete sociale, por varfëri e mjerim në realitet. Patriotizëm fals nëpër ura e trajtim çnjërëzor të minatorëve nëpër horizonte të Trepçës. Nga krejt e drejt, krejt drejt humnerës“, shkroi Azemi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit