Avokatja e njohur kosovare, Fehmije Gashi Bytyqi ka përshkruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një “Uragan” që ka ndryshuar rrjedhën e historisë.
Në një postim të saj, ajo e falenderoi babain e presidentit, Haxhi Thaçin, që rriti një djalë që tundi themelet e regjimit serb dhe të solli lirinë që sot e gëzojmë.
Sipas avokates, kontributi i Haxhi Thaçit në jetën e djalit të tij ka qenë thelbësor në krijimin e një lideri të guximshëm dhe vizionar, që ka luajtur një rol kyç në çlirimin e Kosovës.
Ndërkohë, dje në Kosovë, ish-presidenti Hashim Thaçi ka ardhur për ta vizituar babain e tij të sëmurë, i cili është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).