spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

Avokati Koci jep disa këshilla për agjëruesit: Me flejt gjithë ditën, Zoti nuk ta bën hallall agjërimin

Avokati Arianit Koci sot ka marrë rolin e një prijësi fetar.

Në stilin e një hoxhe, ai ka kritikuar besimtarë mysliman që agjërojnë dhe nuk i kryejnë punët tjera si duhet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar Ramazani nuk është justifikim për dembelizëm.

Ndonëse hoxhallarët vazhdimisht thonë se gjumi i ditës nuk është problem për besimtarët që agjërojnë, ai mendon ndryshe.

“Ramazani nuk është justifikim për dembelizëm. Nuk është hallall me agjëru e mos me kry punët si duhet. Me flejt gjithë ditën e me quajt veten të devotshëm – Zoti nuk e ban hallall. Puna me hak është ibadet. Prandaj, nuk mjafton me u përmbajt nga buka e uji, nëse nuk je i ndershëm dhe nuk i kryen obligimet e punës. Për më tepër, me e përdor Ramazanin si arsyetim për papërgjegjësi është mashtrim; është haram. Për fund: para iftarit, nervozizmi nuk ka vend. Sidomos në komunikacion! Muaji i shenjtë kërkon durim, paqe dhe dashuri”, ka shkruar Koci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit