spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

Avokati i Metës: Akuzohet për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim të pasurisë, është gati të përballet me procesin

Genci Gjokutaj, avokati i Ilir Metës zbuloi për mediat detaje nga takimi me ish-presidentin e arrestuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa ka treguar se janë tre akuza ndaj klientit të tij: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Ai tha se ishte “një takim si çdo herë tjetër vetëm në një ambient ndryshe”, ndërsa e cilësoi “banditesk” ndalimin e Metës. Sipas Gjokutajt, kreu i Partisë së Lirisë është “rrëmbyer në rrugë”, edhe pse s’ka pasur asnjëherë “asnjë lloj problemi për ta thirrur në SPAK”.

I pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka mbajtur Meta pasi iu vendosën prangat me urdhër të SPAK-ut, Gjokutaj tha se “qëndrimi i tij është krejt i qartë”.

“Është i vendosur të përballet me procesin dhe çdo gjë që është shkruar në këtë vendim. Është krejt i qartë për çfarë bëhet fjalë dhe është gati për të bërë mbrojtjen për akuzat që nuk kanë lidhje me të”, u shpreh avokati i Metës.

Ai e ka konsideruar arrestimin e klientit të tij si një goditje politike dhe për këtë akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama.

“Unë isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë, me një sjellje tejet jo ligjore. Kjo histori ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegime me çfarë e kanë pyetur dhe kjo çështje ka 5 vjet. Domethënë këto rrethana që këta mendojnë sot për të goditur me arrest kanë 5 vjet që janë nëpër duart e prokurorëve. Momenti është politik, këtu është dyshja Rama-Dumani, dhe me ndihmë e mashave, ish-bashkëpunëtorëve të Ilir Metës që kanë formuar një vendim të cilin sapo e kemi marrë”, deklaroi Gjokutaj. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit