spot_img
spot_img
Wednesday, January 15, 2025
spot_img
spot_img

Avokati i Familjes së Liridona Ademajt: Dyshimet u kristalizuan, presim dënim me burgim të përjetshëm

Avokati që mbron familjen e Liridona Ademaj ka deklaruar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares, duke e cilësuar këtë hap si një lehtësim si profesionalisht ashtu edhe shpirtërisht.

Ai ka theksuar se aktakuza përfundon hetimet dhe konfirmon dyshimet që kishin lindur për ngjarjen, duke sjellë një dritë shprese për familjen.

“Ngritja e aktakuzës për mua si avokat në emër të familjes ka qenë një lehtësim edhe profesional edhe shpirtëror. Për shkak se sikur të zgjaste edhe më shumë ndoshta edhe të familja do të kishte me zgjatë dyshimi në një shtet ligjor edhe në sundimin e ligjit dhe drejtësisë. Kjo aktakuzë jep shpresë, kjo aktakuzë është fillimisht në asketin procedural është përfundim i hetimeve por në aspektin moral dhe shpirtëror për familjen është një konkludim i asaj që dyshimet i kanë pasur veç janë kristalizuar me një aktakuzë”, ka deklaruar avokati Leutrim Syla.

spot_img

Syla ka shtuar gjithashtu se përsa i përket kualifikimit të veprës penale, ku përfshihen tre të akuzuarit për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, pritet një dënim me burgim të përjetshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se aktakuza është ngritur pas përfundimit të hetimeve mbi vrasjen tragjike të Liridona Ademaj, e cila u vra në nëntor të vitit 2023.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit