spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Avdyli tregon a ka përplasje mes Osmanit dhe Gërvallës

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla ka pasur vetëm mospajtime të vogla për të cilat ka thënë se do të rregullohen.

Avdyli ka shtuar se ai së bashku me Osmanin, Kurtin dhe Gërvallen janë me kauzën e drejtë të ndryshimit.

“Nuk ka përplasje, ka mospajtime të vogla, të cilat besoj se do të sanohen dhe po sanohen. Ka llafe, ka muhabete, të gjitha. Ne jemi me kauzën e drejtë të ndryshimit, e në këtë kauzë të drejtë është edhe Vjosa edhe Albini edhe Donika”, është shprehur ai.

Ai po ashtu ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, prej të cilave ka thënë se pret rezultat më të lartë se 50%, pasi sipas tij çfarëdo rezultati tjetër do të ishte dështim i qeverisë.

“Çdo rezultat nën 50% për mua personalisht është dështim. Pse? Sepse kjo qeveri e ka treguar dhe merituar këtë votë, prandaj me 50%, edhe me 49%, për mua është dështim. Pas 9 shkurtit unë mendoj se do të jemi diku te 55% nuk po them 60%”, ka shtuar deputeti Avdyli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit