Saturday, April 12, 2025
spot_img

Avdyli reagon pas arrestimit të serbëve në Kosovë: Ky ishte qëllimi i tyre

Aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës ku janë arrestuar disa serbë, e ka komentuar edhe Haxhi Avdyli nga Lista Guxo.

Ai thotë se, lufta speciale hibride e Serbisë, me ndërhyrje nga jashtë dhe e koordinuar me agjentët e saj të brendshëm nuk është ndalur asnjëherë e po vazhdon edhe këto ditë.

“Qëllimi është destabilizimi i situatës politike, nxitja e revoltës e pakënaqësisë së brendshme, dhe më pastaj rikthimi i udhëheqësve të dobët politik e të dëgjueshëm e të shantazhueshëm, e që përmes tyre të arrijë qëllimin e shtrirjes së ndikimit politik, e ekonomik Serb”, thotë Avdyli.

Ai madje thotë se qëndrimet e planet serbe i dëgjojmë edhe çdo natë në TV tona, edhe nga disa shqipfolës.

“Por Kosova ka institucione të forta, ka liderë që ua lexojnë letrat, që nuk shantazhohen, ka qytetarë të pjekur politikisht e kombëtarisht që nuk manipulohen . Prandaj edhe këtë betejë do e fitojmë siq kemi fituar edhe luftëra. Bashkë me ju, bashkëpatriotët e mi ne do fitojmë sepse jemi ne rrugën e drejtë. Ne do tua çjerrim maskën qëllimeve perfide serbe, dhe argatëve të tyre”, vlerëson Avdyli.

Ndryshe, në një operacion të përbashkët të realizuar nga organet tona të sigurisë më datë 05.04.2025 dhe 06.04.2025, janë ndaluar gjithsej 16 persona, të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Struktura e të ndaluarve ishte e kombinuar, ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit