spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Avdyli: Pa na njohur Serbia si shtet, nuk do të flitet për Asociacion

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive do të flitet vetëm atëhere kur Serbia do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe të barabartë në regjion.

Ai ka mohuar se Qeveria e Kosovës ka pranuar themelimin e Asociacionit, por sipas tij këto janë vetëm ‘flluska fluturuese’ nëpër studio televizive.

“Derisa Serbia të pajtohet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ta njeh Kosovën si shtet të barabartë në regjion ku Kosova do të anëtarësohet në strukturat euroatlantike, atëhere ne mund të bisedojmë për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive.

Qeveria nuk ka pranuar që ta themelojë Asociacionin, po këto janë vetëm flluskula të cilat po fluturojnë nëpër studio televizive dhe ndoshta në trurin e dikujt”, ka thënë Avdyli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit