spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Avdia: Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka pasur strukturim të qartë

Ish-diplomati, Tomor Avdia, thotë se ujdia e arritur në Uashingon ka rëndësinë dhe peshën e vetë.

Por që sipas tij, kësaj ujdi në tërësi nuk ka pasur një strukturim të qartë.

“Marrëveshja e Uashingtonit ka rëndësinë dhe peshën e vetë, për dy arsye, e para – vetë forma, koha dhe zyra ovale e presidentit ku nënshkruhet e jep peshën e vetë dhe e dyta është që – kur dy palë realizojnë një takim, dikush e quan marrëveshje, dikush e quan zotim. Në tërësi marrëveshje nuk ka pasur një ristrukturim të qartë, s’ka pas qartësi”, tha Avdia.

Avdia tha se kjo ujdi u ndërpre, pasi që ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump humbi zgjedhjet.

“Çfarë i ka ndodhur më e keqja kësaj është se i humbi zgjedhjet dhe u ndërpre vazhdimësia, sepse në qoftë se do të kishte vazhduar të jetë në pushtet Trump, atëherë do të kishim pa një tjetër ‘pamje’, tjetër strukturë, një tjetër vendim dhe zotimi i tij do të vazhdonte, sepse e vetmja gjuhë që Serbia e kupton e merr dhe e zbaton është kur i rrjedh presioni në mënyrë të vazhdueshme, pa e lënë me bë diskrecionin dhe veprimet e saja me aleatët. Kjo është forma më e mirë për të arritur marrëveshje”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit