Sunday, April 13, 2025
spot_img

Avantazh nga Vëllau i Madh – Rozanës i jepet mundësia t’i dërgoj dy banorë në televotim për finalistin e dytë

Rozana Radi u zgjodh gjatë natës së djeshme finalistja e parë në Big Brother Vip Albania, edicioni i katër, e cila ishte në televotim me Gerta Gixharin.

Kështu, nga Vëllau i Madh, Rozanës iu dha një avantazh, që e cila do t’i thoshte dy emra të banorëve, që shkojnë në televotim me njëri-tjetrin për finalistin e dytë.

Teksa, ajo zgjodhi Eglin dhe Laertin, dhe tregon pse e bëri këtë zgjedhje.

“Emri i parë është i Eglit, për dinamikën që ka sjellë në shtëpi, raportin me Gjestin. Sigurisht nuk do mungonte emri i Eglit në këtë përzgjedhje.

Emri i dytë nuk është Gjesti, nuk do e bëj kurrë. Për mendimin tim Gjesti është finalist, që nuk do vendosja kundër Eglit. Emri i dytë është Laerti.

Këta janë emrat që unë kam dëshirë ti shoh në përballje për finalistin e dytë”, u shpreh Rozana.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit