spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Autoriteti zviceran: Aeroplani që ishte nis për në Gjenevë shmangu përplasjen me veturën në Aeroportin e Prishtinës

Një aeroplan Airbus A320 Easyjet ka shmangur përplasjen me një makinë në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Automjeti i aeroportit ndodhej në pistë kur avioni po nisej për në Gjenevë.

Ngjarja ka ndodhur më 20 qershor, siç del nga një deklaratë e publikuar të premten (sot) nga Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust).

Airbus me regjistrim zviceran HB-JXF mori lejen për t’u ngritur nga pista 35 pak pas orës 17:00. Ai ishte rrugës për në Gjenevë. Në të njëjtën kohë, në anën tjetër të pistës ndodhej një automjet i aeroportit, shkruan sda.ch.

Avioni fluturoi mbi makinë në një lartësi të mjaftueshme, thuhet në deklaratë. Prandaj u shmang një përplasje me makinën.

Në njoftimin e dhënë nga Sust nuk thuhet se sa njerëz ishin në bordin e avionit në momentin e incidentit. Airbus-i në fjalë ka hapësirë ​​për 186 pasagjerë, përcjell albinfo.ch. Komisioni përgjegjës i aviacionit të Kosovës ka hapur një hetim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit