spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Automjete të blinduara të KFOR-it vendosen mbi urën e Ibrit

Forcat paqerujatëse të KFOR-it kanë ndërmarrë masa sigurie shtesë duke vendosur automjete të blinduara mbi urën e Ibrit.

Ky zhvillim është hasur sot, ndërsa duket se vjen pas daljes së raportit fillestar për urën ku e njëjta vlerësohet si e “qëndrueshme dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese.

Media lokale “Jepi zë” ka publikuar pamje nga ura e Ibrit ku vërehet prania e theksuar e automjeteve të blinduara të KFOR-it.

Theksojmë se, punimet atje janë duke vazhduar edhe sot nën praninë e disa njësive të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Të martën, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kanë pranuar raportin fillestar për urën, ku sipas tij ky raport thotë se ura mbi lumin Ibër në veri është e “qëndrueshme dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Po ashtu të martën, Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për dialog dhe koordinim të ngushtë në lidhje me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

KFOR ka kërkuar që çdo vendim që lidhet me këtë urë të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar, duke shmangur deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit