Tuesday, April 22, 2025
spot_img

Autobusi prishet në Serbi, raportohet se rreth 70 udhëtarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë janë në pritje të autobusit tjetër

Rreth 70 udhëtarë që po vinin nga Gjermania për në Kosovë kanë mbetur në Serbi, disa kilometra larg pikës kufitare në Merdar, pasi autobusi me të cilin udhëtonin pësoi prishje gjatë rrugës.

Në dalje të Rudares ka ndodhur prishja e autobusit, ndërsa në mesin e udhëtarëve ka edhe gra e fëmijë.

Kompania është kontaktuar nga Dukagjini dhe të njëjtit e kanë konfirmuar rastin dhe kanë njoftuar se autobusit të prishur do t’i dërgohet menjëherë zëvendësimi pasi është disa minuta larg kufirit në mënyrë që udhëtarët të vazhdojnë udhëtimin për në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit