spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Australiani zhduket në Theth, vëllai i të riut kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit

Mëngjesin e 13 tetorit u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti kurrë në destinacion.

28 vjeçari, australiani Cameron Twiss, rezulton të jetë i zhdukur dhe pa asnjë gjurmë.

Teksa lajmi për zhdukjen misterioze të tij ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, vëllai i tij Stuart Twiss, flet për herë të parë për një media dhe përmes Top Channel bën thirrje për ndihmë.

“Vëllai ka vizituar fillimisht Shkodrën, pastaj në Mal të Zi dhe është kthyer për të vizituar Valbonën. Pastaj ka vendosur të kalojë për në Theth. Është nisur me dy persona të tjerë. Ata kanë vazhduar për në Jezerce ndërsa Cameron ka ndërruar drejtim për në Theth. Nga aty nuk ka më informacion. Unë erdha në Shqipëri, kontaktuam me policinë me grupin e kërkimit të cilët po na ndihmojnë, por nuk ka shumë informacion. Nuk dua të dalë në përfundime apo konkluzione sepse kjo është puna e policisë.”, shprehet vëllai i tij.

Ai thotë se ka pasur edhe ai vetë një eksperiencë fantastike në Shqipëri dhe këtë shteg e ka bërë kohë më parë.

“Cameron me tha se ishte i kënaqur me pushimet e tij në Shqipëri. Mendoj se nuk ka pasur shumë informacion për rrugën megjithëse aty është një shteg shumë i populluar. Unë e kam bërë vetë kalimin nga Valbona në Theth. Kam kaluar në këmbë  aty dhe kam takuar shumë njerëz. Cameron shpesh pëlqente që të eksploronte i vetëm. Ju lutem, na ndihmoni me çdo lloj informacioni dhe kontaktoni policinë. Kërkoj ndihmën e të gjithëve”, tha më tej Stuart Twiss.

Për banorët e zonës dhe guidat, alpet janë të paparashikueshme dhe të panjohura, por edhe plot me kafshë të egra.

Gjatë këtij sezoni turistik në Shqipëri janë zhdukur pa gjurmë edhe dy turistë të tjerë, një belg dhe një lituanez. Të gjithë pa guidë dhe pa informacion për terrenin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit