Tashmë edhe më zë ka dalë implikimi i drejtpërdrejtë që drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, i ka bërë Agjencionit Kosovar për Inteligjencë (AKI) në lajmin e rremë ndaj Nacionales dhe Periskopit për gjoja të blera nga shteti serb.
“Në momentin kur ty të vjen (teksti i Slobodna Bosna-s) prej një agjencsioni shtetëror (AKI)…e kemi pranuar si të bazuar”, thotë Rilind Gërvalla, në një audioregjistrim që ka publikuar gazeta “Paparaci”.
Gërvalla e përfshin drejtpërsëdrejti AKI-në në dërgimin e këtij lajmi për botim në RTK, ku pa as edhe një referencë të vetme, fakt, dëshmi – mediumi “Slobodna Bosna” mbi bazën e një “bashkëbiseduesi nga Kosova” shkruante se Nacionale dhe Periskopi janë në shërbim të Serbisë.
Për këtë ka reaguar Berat Buzhala. Ai ka kërkuar që rasti të hetohet në tërësi.
“Ose duhet me u arrestu Rilind Gervalla, ose Berat Buzhala e Ilir Mirena, ose drejtori i AKI’së”, shkruan Buzhala.
Postimi i Buzhalës pa ndërhyrje:
Komisioni i Kuvendit te Kosoves qe e mbikeqyr AKI’ne, qe udhehiqet nga Ganimete Musliu, ish deshte neser, jo ma larg, me e thirre prape drejtorin e AKI’se, me e pyet per deklaraten e drejtorit te RTK’se, Rilind Gervalla, se informatat per Nacionalen dhe Periskopin, RTK’se ia kane dhane dy agjenta me pervoje ne AKI.
Nuk eshte ne pyetje as Berat Buzhala as Ilir Mirena, eshte ne pyetje metoda ruse, metoda e Putinit, per me i etiketu mediat, per me i shpalle ato bashkepunetore me armikun.
Ose duhet me u arrestu Rilind Gervalla, ose Berat Buzhala e Ilir Mirena, ose drejtori i AKI’se.
E njejta thirrje e imja shkon edhe per prokurorin e prokurorise speciale te Kosoves, Blerim Isufaj. Le te merret me kete rast. Le ta zbardhe kete te vertete, qe ajo te mos perseritet.
Eshte hera e pare ne historine e Kosoves, qe prej kohes se ish shefi te UDB’se per Kosove, mjaft ironike edhe ai nga ana e Gjilanit (pozitivisht mendoj per Gjilanin perndryshe) qe sherbimi sekret perdoret politikisht, kunder shqiptareve.
Me na tute nuk na tutni, me u dorezu nuk dorezohemi, me lype pergjegjesi ndaj ketyne lahperave do te lypim.