Atletja jonë, Gresa Bakraçi e ka përfunduar garën në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo debutoi në Lojërat Olimpike Paris 2024 sot, ku në disiplinën e 800 metrave ajo zuri vendin e fundit, respektivisht të tetin.
Bakraçi regjistroi kohën prej 2:13.29 e cila nuk ishte e mjaftueshme për ta kualifikuar atë në gjysmëfinale.
Kundërshtaret e saja kishin shumica kohë nën 2 minuta.
Kosova ka edhe një garuese, Hana Beiqin në not, ku ajo do të garojë nesër (e shtunë) nga ora 10:00