spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Aston Villa afër ëndrrës së madhe – mposht Tottenhamin, prek zonën e ‘Champions-it’

Aston Villa ka bërë një hap të madh drejt sigurimit të një vendi në Ligën e Kampionëve, duke arkëtuar tri pikë të çmuara ndaj një rivali direkt.

Skuadra e Unai Emeryt mposhti Tottenhamin me rezultat të pastër 2-0, në përballjen e së enjtes në Premier League.

Pas një pjese të parë pa gola, Konsa (59’) zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Kamara (73’) vulosi fitoren me një gol të dytë, duke e çuar skuadrën në kuotën e 66 pikëve dhe duke e ruajtur vendin e katërt në tabelë.

Tottenhami ndërkohë vazhdon të zhgënjejë – kjo humbje e mban në pozitën e 17-të me vetëm 38 pikë, duke shtuar presionin për fundin e sezonit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit