spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

‘Askush në botë nuk ka armë të tilla’, Putin provokon NATO-n: Oreshniku rus kthen në hi gjithçka që prek

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Oreshniku, raketa e re ruse që po përdoret në Ukrainë, është absolutisht një raketë nukleare me fuqi shkatërruese dhe gjithçka që ajo prek, kthehet në hi.

Por si armë bërthamore, ajo nuk shpërndan pluhur nuklear apo kontaminim radioaktiv, pasi shpërthen.

Ekspertë të sigurisë në perëndim kanë ngritur shqetësimin se raketa Oreshnik, si edhe shumë të tjera pjesë e arsenalit rus, mund të mbushen me koka nukleare.

Ukraina tha se ka qëlluar me Oreshnik me 21 nëntor, me raketën që arriti shpejtësinë maksimale të 13.600 km në orë por burimet tha se ajo nuk përmbante koka bërthamore.

Rusia ka pretenduar se raketat e saj të reja Oreshnik mund të arrijnë objektiva në të gjithë Evropën dhe sipas Vladimir Putin sistemet e mbrojtjes perëndimore nuk do të jenë në gjendje t’i ndalojnë ato.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar, Putin tha se raketa Oreshnik me rreze të mesme veprimi u përdor në një sulm në qytetin ukrainas Dnipro, si hakmarrje për përdorimin e raketave amerikane dhe britanike nga ana e Ukrainës, të afta për të goditur më thellë në territorin rus.

Duke iu referuar Oreshnikut, presidenti rus tha: “Askush në botë nuk ka armë të tilla”.

Duke detajuar aftësitë e supozuara të raketës, Putin pretendoi se ajo është aq e fuqishme sa përdorimi i disa kokave konvencionale të luftës në një sulm mund të jetë po aq shkatërrues sa një goditje me armë bërthamore.

Gjenerali Sergei Karakayev, kreu i forcave raketore strategjike të Rusisë, tha se Oreshnik mund të arrijë objektivat në të gjithë Evropën dhe të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, ndërsa Putin pretendoi se sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore nuk do të jenë në gjendje të ndalojnë raketat.

“Nuk ka asnjë kundërmasë ndaj një rakete të tillë, asnjë mjet për ta kapur atë, në botë sot. Dhe unë do të theksoj edhe një herë se ne do të vazhdojmë testimin e këtij sistemi më të ri. Është e nevojshme të vendoset prodhimi në seri”, tha lideri rus.

Testimi i Oreshnikut do të ndodhë “në luftim, në varësi të situatës dhe karakterit të kërcënimeve të sigurisë të krijuara për Rusinë”, shtoi presidenti, duke thënë se ekziston “një rezervë sistemesh të tilla gati për përdorim”. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit