Monday, October 14, 2024
spot_img

Arusha “Gurabije” sulmon stërvitësin e saj gjatë shfaqjes, alarmohen spektatorët (Video)

Arusha e një cirku, u nevrikos papritur dhe sulmoi stërvitësin 48 vjeçar Sergei Prichinich, pasi ishte duke drejtuar në ekuilibër një monopatinë elektrike, në shfaqjen në Biysk, në jug të Rusisë.

Performuesi më pas arrin të çlirohet nga kapja agresive e arushës së quajtur “Gurabije”, e cila i kafshoi shkopin me të cilin e kontrollonte.

Pas ndërhyrjes së një tjetër punonjësi të cirkut, arusha u zhvendos sa për të lejuar që kujdestari të largohej, ndërsa spektatorët e alarmuar shikonin me tmerr.

Fatmirësisht arusha duket se humbi agresivitetin e saj dhe nisi sërish të zbatonte urdhrat e Prichinich sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Nikita Mikhailov, kreu i cirkut Moretti tha më vonë për ngjarjen: “Nga fundi i numrit ariu u nevrikos me Sergei dhe u përlesh me trup. Por ai qëllimisht nuk i rezistoi dhe priti derisa ajo të qetësohej. Shfaqja më pas vazhdoi normalisht”.

Zyrtarët thanë se asnjë nuk u plagos në incident.

“Ato janë kafshë, nuk ndryshojnë sjellje, ndoshta shprehin emocionet e tyre në këtë mënyrë, stërvitësit e dinë këtë”, shtoi përfaqësuesi.

Zhvillimi vjen pas disa incidenteve më të rënda të raportuara me kafshët performuese siç janë rastet kur arinj të veshur me pantallona të shkurtra detyrohen të luajnë ‘ndeshje boksi’ para audiencave.

Aktivistët e mbrojtjes së kafshëve prej kohësh bëjnë fushatë për ndalimin e kafshëve në cirk për qëllime përfitimi, shkruan rrjeti Daily Mail.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit