Sunday, October 13, 2024
spot_img

Arsenali në garë për Brojën

Pas Evertonit e Ëolverhamtonit, edhe një skuadër tjetër angleze është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Shqipërisë, Armando Broja.

Bëhet fjalë për skuadrën e Arsenalit që po insiston në transferimin e Brojës deri në fund të këtij afati kalimtar.

Broja këtë verë pritet të largohet nga Chelsea pasi trajneri Enzo Maresca nuk llogarit në shërbimet e tij.

Te Chelsea tashmë e kanë nxjerr në shitje Brojën dhe për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 30 milionë euro.

22-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa në pjesën e dytë të sezonit të shkuar ishte i huazuar tek Fulhami.

Tek Arsenali po e shohin Brojën si përforcim të duhur për sulmin, ndonëse sulmuesi shqiptar ka oferta edhe nga skuadrat italiane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit