spot_img
Monday, March 3, 2025
spot_img

Arrinë pranvera, mot kryesisht me diell dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius përgjatë javës

Gjatë kësaj jave, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore, të cilat pritet të shtrihen gradualisht.

Megjithatë, masat e ftohta që depërtuan të dielën do të sjellin temperatura negative në orët e mëngjesit në fillim të javës.

Të hënën priten vranësira dhe intervale me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite vranësirat do të shpërndahen.

Nga e marta e deri në fundjavë, pritet mot kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të rriten gradualisht, me një ngritje më të ndjeshme nga mesi i javës.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme gjatë ditës së sotme, me shpejtësi nga 15 deri në 46 km/h.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 20°C.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit