Friday, July 18, 2025
spot_img

Arrestohet politikani serb, Policia e Kosovës tregon për çka po dyshohet

Është arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq, i cili dyshohet se i njëjti është arrestuar për mos respektim të urdhrave të Policisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se i njëjti do të dërgohet për investim.

“Aleksander Arsenijeviq është arrestuar për mos respektim të urdhrave të Policisë së Kosovës, i njëjti do të dergohet për intervistim”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, ai dyshohet se ka shkuar me një grup qytetarësh te tavolina e një kafiterie, ku ka qëndruar ministri Sveçla.

“Arrestohet Aleksander Arsenijeviq në veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti me një grup qytetarësh ka shkuar te tavolina e një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”, ka deklaruar Elshani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit