spot_img
Wednesday, March 12, 2025
spot_img

Arrestohet personi që grisi Kuranin në Prizren

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Sinjali mëson se personi i dyshuar në lidhje me këtë rast tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

I dyshuari, tashmë i arrestuar nga Policia, grisi Kuranin ditën e tretë të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e bërë aktin edhe më të ndjeshëm për besimtarët myslimanë.

Pamjet e këtij veprimi janë shpërndarë në Facebook nga qytetari, Halid Jonuzi.

Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.

Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë dënuar ashpër aktin, duke e quajtur një shkelje të vlerave fetare dhe duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të marrë masa kundër personit të përfshirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit