Fenomeni i armëmbajtjes pa leje po vazhdon të paraqesë rrezik serioz për sigurinë publike, sidomos kur në raste të tilla përfshihen edhe fëmijët, shkruan GazetaKosova.net
Një ngjarje e tillë ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ku disa të mitur u tronditën nga prania e një personi të armatosur.
GazetaKosova.net mëson se, rreth orës 20:35, një i mitur ka raportuar se kishte parë një person me armë në brez, së bashku me vëllanë dhe motrat e tij.
Personi i dyshuar, Liridon Osmani (37 vjeç), u arrestua nga Policia, ku gjatë kontrollit iu gjet dhe konfiskua një armë zjarri dhe një sprej OC.
Sipas informacioneve, familjet e përfshira kanë pasur më herët përplasje.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga njësia përkatëse hetimore në Vushtrri.