Gjatë ditës së djeshme FIT dhe NJSO kanë zhvilluar një aksion të madh në lagjen Vranjevc në Prishtinë me qëllim kapjen e disa personave për kultivimin e 1 ton marihuanë.
Ky aksion i tyre erdhi në bashkëpunim me hetimet regjionale në Pejë që kanë për qëllim kapjen e disa personave të dyshuar për vepra të rënda penale.
Mbrëmë në një aksion të madh të Njësisë Speciale janë arrestuar Faik dhe Gëzim Gashi në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.
Ndërkaq sot para pak minutash është arrestuar edhe një person nga familja Gashi, bëhet fjalë për Selim Gashin, i cili u arrestuar në shtëpinë e tij në Cerrovik të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi, ku tha se tashmë të tre familjaret Gashi kanë përfunduar në pranga.
Kujtojmë se me 10 gusht, në një fshat të Klinës – në rastin “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar gjithsej 1 ton bimë narkotike të llojit marihuanë.