spot_img
Friday, February 28, 2025
spot_img

Arrestohet banda që shpërndante imazhe të abuzimit të fëmijëve të krijuara nga AI

Mbi 20 persona janë arrestuar këtë javë për rolin e tyre në një grup kriminal që ka shpërndarë imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të fëmijëve duke u abuzuar seksualisht.

Ky operacion është një nga të parët që përfshin material të gjeneruar me IA që lidhet me abuzim të fëmijëve, tha Europoli, duke shtuar se kishte mungesë legjislacioni rreth përdorimit të mjeteve të IA-së për këtë qëllim, raporton Reuters.

I dyshuari kryesor, një shtetas danez, drejtonte një platformë online ku shpërndante material të gjeneruar me IA të cilin e prodhonte vetë.

Përdoruesit nëpër botë paguanin “një shumë simbolike online” për t’iu qasur platformës.

Operacioni është duke vazhduar, me autoritetet në 19 vende të përfshira. Shumica e 25 arrestimeve u kryen në të njëjtën kohë të mërkurën në operacionin e drejtuar nga autoritetet daneze, ndërsa javëve në vijim priten edhe aksione tjera, sipas Europolit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit