Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kultivimin e drogës që ishte kapur në një fshat të Klinës gjatë muajit gusht të këtij viti.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, dy prej të arrestuarve akuzohen gjithashtu për kërcënim ndaj prokurorit Ersan Qavolli, i cili ka udhëhequr hetimet në këtë rast.
“Janë arrestuar tre persona, për vepër penale kultivim i bimëve narkotike. Dy prej tyre dyshohet se e kanë kërcënuar Qavollin, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.