Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Klinë, ku pas një konflikti mes disa personave, një person mbeti i plagosur dhe dy të tjerë u lënduan gjatë përleshjes. Dy persona janë arrestuar tashmë nga Policia dhe të dy janë familja Hoti.
I dyshuari për këtë rast është Burim Hoti nga fshati Jashanicë, i cili fillimisht ka ikur me veturën e tij, por tashmë është kapur, ndërsa është arrestuar edhe një familjar i tij.
Të dy dyshohen për tentim vrasjen e vëllezërve Bullaku, Samir Bullakut, Nezir Bullakut dhe një vëlla tjetër i tyre.
Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar Policia.
“Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё njёsiteve policore, ёshtё arritur identifikimi dhe arrestimi i dy (2) personave tё dyshuar.
Gjatё arrestimit janё gjetur dhe janë sekuestruar:
njё (1) armё pistoletё M57
njё (1) karikator i sё njёjtёs armë
pesё (5) fishekё kal: 7.62mm
dy (2) gёzhoja kal:7.62mm
njё mjet i mprehtë (brisk).” – njoftoi Policia.
Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.