spot_img
Friday, November 22, 2024
spot_img

Arifi: Marrëveshja e Ohrit më e keqja për Kosovën që nga paslufta

Njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, thotë se marrëveshja e Ohrit është njëra ndër më të këqijat që ka pranuar Kosova nga pas lufta.

Arifi thotë se kryeministri Albin Kurti dhe kryenegociatori Besnik Bisilimi e kanë parë se çfarë marrëveshje e dëmshme është pasi që e kanë pranuar.

“Kurti me Bislimin e kanë pranuar marrëveshjen e Ohrit, në të cilën me pikën e 5-të thuhet që me fillua me themelimin e Asociacionit… Kur kanë dalë përjashta e kanë pa se çfarë kanë bë me atë marrëveshje. Marrëveshja e Ohrit është njëra ndër marrëveshjet më të këqija që ka pranuar Kosova zyrtarisht”, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike tregon dy arsyet që sipas tij kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën.

“Nuk kemi pas dokument më të keq prej luftës. Për faktin se kërkon menjëherë implementimin e Asocionit e ndan nga obligimi palën tjetër me implementu çfarëdo pike. D.m.th. me kurgjo ti nuk mundesh me thënë unë s’po e bëj Asociacionin se ata s’po e bëjnë pikën tjetër. Secila pikë është e pavarur nga njëra-tjetra…Qeveria po thotë që nuk e bëjmë, andaj kemi sanksione”, deklaroi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit