spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Arifi ironizon me rezultatet e VV’së: I dolën ma pak K’ja, për koalicion s’ka fytyrë me ju ofru as një kafe

Ish-ambasadori i Kosovës, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Arfiti ka theksuar se pas certifikimit duhet të krijohen edhe institucionet e që VV’ja nuk mundet me bë koalicion e ‘me marre dikon tjetër s’ka fytyrë me ju ofru as një kafe’.

Arifi me postimin e tij ka ironizuar me slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje 500K, duke i quajtur “‘Hoshtaplera’ dhe ‘jurista me petlla’ të VV-së po kërkojnë rivotim të votimeve në diasporë”.

“Kështu është puna: Tipi votat nuk i ka me bo Qeverinë vet. Kjo puna me 500 K i doli me ma pak K-ja. Tash pas certifikimit duhet me u kriju institucionet. Si partia me e madhe fituese e ka te garantuar Kryetarin e Kuvendit por per Qeveri i ka vetem 15 dite me i maru diqysh 61 deputet. Me i maru smunet e me marre dikon tjeter ska ftyre me ju ofru as nje kafe e ata as pushtet me te spo duan. Tash cka me bo? Me zvarrite sa te mundet!!Njehere i “ra” sistemi i KQZ tani numrimi manual, tani do probleme qe nuk u zgjidhshin me ‘Hoshtaplerat’ e VV që shkojshin e kërcnojshin në KQZ e QNR. Tash do ’Hoshtaplera’ me demek ‘jurista me petlla’ po lypin rivotim te votimeve të diaspores por jo ne Ambasada e Konsullata se aty keta kane mbrri me i mbush sanakat”, shkruan Arifi.

Ai ka akuzuar opozitën duke e cilësuar si “Opozita e lodht veq po kqyre. Ideja qe te shkojme ne rivotim ne diaspore eshte shume e mire”.

“E meriton Kurti me ja bo opozita kete te mire. Natyrisht nuk bon me eliminu kandidatin Çekaj nga LDK i cili duket se ka shumë perkrahes dhe rivotimet duhet te behen edhe ne Ambasada e Konsullata. Qaq. Sbohet nami per nje muaj extra vonese. Edhe ashtu kerkush spo lodhet”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit